Rama: Lulzim Basha është i mirë për në TV

0
215

Gjatë një takimi elektoral me banorë të Hasit, kryeministri Edi Rama tha se ai nxori kreun e opozitës nga çadra ku po zhvillonte protestën. Ai u shpreh nëse nuk do e kishte nxjerrë Bashën nga çadra, tashmë ai do ishe me rroba banje në Bulevard.

“Si mund të merrni në punë Lulin, po çfarë pune do ju bëjë Luli ju. Ju them shumë miqësisht, Luli është i mirë për në TV, por po u fik TV, Lulin e keni në botën e vet. Fle gjumë me sy hapur dhe me sy mbyllur. Merrni në telefon kushërinjtë në Tiranë, a bëri ndonjë punë për 4 vite ne Tiranë? Ai jo vetëm që nuk ka bërë, por për 4 vite sahati nuk punoi. Ti që bërtet, mos bërtit se i thashë Lulit (i drejtohet një qyetari që kishte varur flamurin e PD). Nëse nuk do kisha nxjerrë Lulin nga çadra ju do ishit të gjithë në kafe. Po mos e kisha nxjerrë Lulin nga çadra tani do e kishit me rroba banje në Bulevard”- tha Rama.
67586786

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here