Reagon ministrja Lindita Nikolla, lidhur me akuzat që iu bën me provimet e marurës…

0
162

Lidhur me akuzat se në provimet e maturës nxënësit kanë kopjuar sa janë shqepur, ka reaguar dhe ministrja Lindita Nikolla. Ajo thotë se këto zëra dalin nga dëshira vrastare për të fituar politikisht.

“Doja t’ju sqaroja të gjithëve ju prindërve shqiptarë që rrethoheni me shumë të pavërteta. Është një dëshirë vrastare do ta quaja unë për të përfituar dhe marrë politikisht zemërata të  prindërve dhe maturantëve shqiptarë duke stisur material të pavërteta.

Ndaj doja t’ju hoja që nuk ka asgjë të vërtetë qoftë me fotografitë që u shfaqën në statusin e një deputeti. Mjafton që ju të pyesni fëmijët tuaj. Nuk është testi i Maturës Shtetërore, thjesht vizualisht, testi i Maturës Shtetërore është i lidhur në një tjetër formë, ajo është një gjë e sajuar, por kjo historia e ‘babalizimit’ të opozitës është kthyer në modë”– tha ajo.

Ministrja siguroi maturantët dhe prindërit e tyre se koha kur kopja dilte dhe shitej nga institucionet shtetërore ka marr fund para 5 viteve ashtu siç ka perënduar edhe koha kur ministri, në varësi të provimit vendoste kufirin e kalimit për nxënësit sipas dëshirës.

“Koha kur kopjoja dilte nga zyrat e Ministrisë së Arsimit apo nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimit ka ikur. Fatkeqësisht shoh sot ekraneve të televizionit pikërisht ata njerëz që ishin kthyer në mjeshtra të shitjes së kopjes pa filluar shpërndarja e tezave të provimit. Dhe e dyta, ka 5 vite që nuk ndodh më ajo që ndodhte 5 vite më parë.

Korrigjoheshin provimet dhe vinin tek ministri dhe nga mideja politike e ministrit, që duhet domosdoshmërisht që atë vit të kishim mbi 90% apo mbi 95 % kalueshmërinë, ulte dhe ngrinte kufirin e kalueshmërisë sipas dëshirës. Ka absurditet të tilla që në 1 vite të maturës shtetërore, kufiri i poshtëm nga ku fillon vlerësimi, fillonte nga 7% në lëndën tjetër, 8% dhe pastaj lëndën tjetër ndryshonte 10%, kjo gjë ka marrë fund.

Kemi një proces të qartë që në fillim kush janë kriteret mbi bazën e të cilit bëhet vlerësimi duke ja hequr të drejtën ministrit që të vendosi në mendjen e tij në atë që është djersa, punë dhe mundi i gjithë maturantëve shqiptarë”- tha Nikolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here