Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, akuzohet për shitje ndeshjesh (Emri)

0
204

Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi italiane ka rënë në pranga të policisë se vendit fqinj.

Ai eshtë një lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, ndërsa është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan libertas.

Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruçi 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.

Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.

Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne./gsh/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here