Lila emocionon edhe jashtë fushe

0
134

Andi Lila ka qenë një nga futbollistët më të spikatur në fushën e lojës në ndeshjen kundër Rumanisë, një ndeshje në të cilën mesfushori mendon se e ka lënë gjurmën. Pamja e tij duke festuar golin ka bërë xhiron e botës.

“Nuk e di se çfarë të them për atë moment magjik, të kisha krahë do të fluturoja. E kisha thënë që nuk ikim pa lënë gjurmë dhe mendoj që e lamë gjurmën tonë. Pasi sot kemi treguar se sa vlen Shqipëria. Jam shumë i gëzuar, siç isha i mërzitur në Marsejë. Nëse prodhojmë lojë, vjen edhe rezultati, ishte fati me ne sot edhe tifozët na ndihmuan shumë”.

Lojtari shpreson që të luajë përsëri, ndonëse pranon se nuk ka bërë asnjë llogari mbi mundësitë që ka kombëtarja për të vazhduar më tej.

“Unë dua ta bëj edhe një ndeshje tjetër. Ndaj Anglisë apo Gjermanisë? Nuk them se jemi më të mirë, por do të bëjmë lojën tonë. Jemi shqiptarë, futemi në fushë me kokën poshtë si ushtarë, dhe sot dolëm me kokën lart”, u shpreh Lila.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here