Fuga: Ja pse është e pamundur të zbatohet marrëveshja Rama-Basha para qershorit

0
332

Akademiku Artan Fuga ka mbajtur qëndrimin e tij pasi Rama e Basha arritën dakordësi për paktin “McAlleister +” orët e para të ditës së sotme, ndërsa artikulon që suksesi i kësaj marrëveshje varet nga saktësia dhe besnikëria e zbatimit të 20 pikave të saj.

 

Duke u ndalur tek data e zgjedhjeve për të cilën Rama e Basha u takuan sot për 5 orë, pa na e saktësuar nëse do jetë 16 korriku siç e parashikon paketa, apo 25 qershori, Fuga thotë se: Koha për ta zbatuar atë (marrëveshjen) para fundit të qershorit është e pamundur. Duhet pak më shumë kohë përndryshe gjithçka rrezikon të futet në ujë”.

Nga: Artan Fuga
…në kundërshtim me kuptimin që ka shkrimi im “Republika hipokrite”
sqaroj se :
1. Jam edhe mbetem i mendimit se pranimi i formulës Mcallister+ ishte dhe mbetet një sukses dhe mundësi pêr zgjedhje të lira dhe të barabarta.
2. Gjithçka tani varet nga saktësia dhe besnikëria e zbatimit të 20 pikave të saj, një më një dhe pikë për pikë. Cështja nuk është mbyllur.
3. Koha për ta zbatuar atë para fundit të qershorit është e pamundur. Duhet pak më shumë kohë përndryshe gjithçka rrezikon të futet në ujë.
4. Opozita nuk synonte Peleshin, por zgjedhje të lira dhe arriti gjithçka mund të arrihej. Të kërkohej heqja e kryeministrit para zgjedhjeve do të ishte jo vetëm e pamundur, por edhe të kërkoje fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Asnjëherë nuk jam shprehur për këtë sepse më dukej një objektiv pa funksion praktik.
5. Rëndësi ka që shqiptarët të votojnë për cilët të duan, çam, grek, i majtë, i djathtë, i qendrës, i paqendrueshëm, për këdo që nuk ka bërë krime.
6. Duhet të ndryshohet kodi elektoral i turpshëm. Për këtë duhen debatuar dhe folur në mënyrë transparente. Pa këto ndryshime gjithçka është e kotë.
7. Marrëveshja erdhi pas procedurash, dhe praktikash që lejonte republika e vjetër, hipokrite, e degjeneruar dhe dekadente. Por, nuk kishte si duket tjetër rrugë. Që këto horrore për qytetarin të mos përsëriten pa fund dhe Shqipëria të hyjë në rrugën që meritojmë ne qytetarët e nëpërkëmbur dhe skllevër të politikës, ne na duhet REPUBLIKA E RE!
8. Ndryshimet në pushtetin qendror duhen shoqëruar urgjentisht në pushtetin lokal, në nivel prefektash, drejtorësh të arsimit, taksave, legalizimesh, etj. Në nivel lokal ushtrohen presionet.
Këto janë qendrimet e mia!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here