Përgjegjësja për çështjet e Ballkanit Perëndimor/Meta me Eichhorst: Suksesi i reformës në drejtësi i jep shtysë të madhe hapjes së negociatave

0
91

meta me eichhorstKryeparlamentari Ilir Meta priti dje në një takim përgjegjësen për çështjet e Europës Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, e cila shoqërohej nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Eichhorst përsëriti edhe njëherë rëndësinë që ka reforma në drejtësi për vendin tonë, duke thënë se realizimi i suksesshëm i saj është shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu u Kuvendit, Meta, që tha se shqiptarët kanë nevojë për një reformë që do të prodhojë rezultate të prekshme në terren në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për një sistem të drejtësisë të qëndrueshëm e afatgjatë. Ai falënderoi Bashkimin Europian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë institucioneve shqiptare për reformën që vlerësohet si më e rëndësishmja për Shqipërinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency