Ja si ndodhi tragjedia në Fabrikën e Tullave pranë Tiranës, ku humbi jetën punonjësi i saldimit…

0
215

Një dëshmi e mbërritur në emisionin e mëngjesit në Ora Neës ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në një fabrikë tullash pranë fshatit Maminas, ku mëngjesin e sotëm humbi jetën në spital nga flakët, një nga punonjësit.

“Ai ka qenë duke salduar tubat e gazit dhe dikush ka hapur gazin” tha gruaja e cila u prezantua si kushërira e 57 vjeçarit i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në QSUT në Tiranë.

“Nuk ishte plagosje e lehtë jashtë rrezikut për jetën, por një plagosje e rëndë mbi 80% djegie në trupin e tij. Ai ishte duke salduar tubat e gazit dhe dikush ka hapur gazin. Mbrëmë ka shkuar prokuroria i ka dhënë këto të dhëna, por mjeku nuk e la të firmoste pasi i tha mos e lëviz dorën” vijon dëshminë e afërmja e viktimës për gazetarin Klodi Karaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here