Shpërthen aleati i Ramës: Na mashtroi për 4 vite me radhë

0
266

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka akuzuar dje Kryeministrin Edi Rama se nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e marrëveshjes.
Sipas Milos, ai dhe njerëzit e tij janë gënjyer për rreth 4 vjet. Ndërkohë, Milo tha se nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por të futet edhe PD-ja.

“Për fat të keq, që nga 2013-ta dhe tani që jemi në 2017-n e në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Partia Socialiste nuk respektoi asnjë pikë të marrëveshjes. Për rrjedhojë, më thoni ju mua në ç’vend të botës ndodh një çudi e tillë që të kesh një marrëveshje kontraktuale, të shkruar dhe të vulosur në mënyrë ceremoniale, dhe pastaj një parti, cilado qoftë ajo, nuk respekton marrëveshjen? A mund të flitet pastaj për aleancë, ndërkohë që për katër vite të kanë mashtruar dhe të kanë gënjyer? Në ç’vend të botës mund të ndodhë kjo çudi? Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri!”, ka thënë dje Milo.

Duke folur për situatën e ngërçit politik të krijuar, kreu i PDS-së ka thënë dje se marrëveshja politike mes dy forcave nuk duket afatgjatë, por ka uruar që të gjendet një zgjidhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here