Me banorët e Fllakës, Muka: Nën drejtimin tim, nuk do trajtoheni si qytetarë të dorës së dytë

0
100

Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë për Bashkinë e Durrësit, i dalë nga primaret e PD-së, Ardian Muka, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e zonës së Fllakës, ku ka dëgjuar hallet e tyre dhe u ka premtuar zgjidhje në momentin që bashkia do të drejtohet prej tij.

Në postimin e tij në Facebook, Muka ka theksuar se me ardhjen e tij në drejtim të bashkisë, këta qytetarë nuk do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe se do u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën rëndësi!

Postimi i plotë i Ardian Mukës:

Është gjithnjë kënaqësi të takoj qytetarët e zonës së Fllakës dhe t’u jap mundësinë që t’i dëgjoj dhe të ndaj bashkë me ta zgjidhjet e problemeve të tyre.

Nën drejtimin tim në Bashkinë e Durrësit, këta qytetarë dhe shumë të tjerë të lënë pas dore për shkak të vendosjes së tyre në periferi, nuk do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Bashkia nën drejtimin tonë do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën rëndësi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here