Ylli Manjani: Që të rinjtë të orientohen…

0
179

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale, ndalet në kaosin e krijuar ndaj të rinjve, si rezultat i politikave që janë ndjekur deri më tani në raport me to. Ndërsa rendit shifra dhe fakte, Manjani shkruan se ajo ku jemi sot është kaosi, mungesa e shpresës dhe llafe politike kot.

Komenti i Ylli Manjanit

Politika që kemi bërë deri më sot me Rininë dhe arsimimin e saj (nuk po fus edukimin këtu, se nuk dal dot) ka prodhuar kaos. Një kaos që ka vrarë shpresën dhe ka thelluar ndarjen sociale!

Shoqëria u përça në çdo qelizë të saj e për pasojë sundohet (nuk qeveriset) kollaj! Përçarja erdhi jo shumë nga pluri-partizmi sesa nga shkatërrimi i disa brezave nga sistemi arsimor. Ky sistem prodhoi diploma pa profesione!

Për të kuptuar situatën ku jemi duhet të mbajmë mirë në konsideratë këto pak shifra të marra në mënyrë konservatore nga INSTAT.

1. Sektori publik dhe privat i 8 viteve të fundit mesatarish në çdo vit krijon 4000 vende pune. Këtu futen vende që krijon rritja ekonomike dhe plotesim vendesh vakant.

2. Nga shkollat e larta (publike e private) mesatarisht diplomohen rreth 8 000 të rinj! Pra sikur vendet e reja të punës që krijojen çdo vit të plotësohen nga këto të rinj, mbesin rreth 4 000 pa punë!

3. Fakt është se sot Shqipëria ka një stok prej rreth 80 000 të rinjsh që janë me diplomë dhe që presin një punë. Ky stok është krijuar në gjithë vitet e liberalizimit të arsimit. As ligji i ri nuk e zgjidhi dot cilësinë, thjesht konfirmoi sasinë. Rreth 30 000 u pranuan ne universitete vitin e fundit.

Pra, mjaftojnë këto shifra për të kuptuar se ku jemi! Kaos, pa shpresë dhe llafe politike kot!

Këtu e ka origjinën edhe emigracioni dhe plakja e popullsisë.

Meqë do fillojë fushata, sfida është se cila parti ka një plan pë këto shifra? Si do ti përmirësojë ato!

Përtej shifrave janë jetë të rinjsh, janë shpresa, janë vetë Shqipëria!

P.S. Nuk kam përfshirë këtu ata të rinj që janë diplomuar jashtë shteti…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here