Vajza qe nderroi jete sot ne nje spital privat ne Tirane Continental eshte nje emer i njohur, pasi ka qene pjesemarrese tek Gjeniu i Vogel. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhene edhe detajet per ngjarjen. Ai thote se mbesa e tij vdiq pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Reagime ka pasur edhe nga vellezerit e saj ne rrjetet sociale, te cilet kane shprehur dhimbjen e madhe per humbjen e motres se tyre, ose sic e quajne “driten e syve’.