LIVE/ Basha: Asgjë s’do të jetë si më parë, duke nga filluar nga sot nuk do e njohim…

0
202

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur edhe njëherë kërkesat e opozitës në 84 ditë qëndrimi në çadrën e protestës, për zgjedhje të lira e të ndershme. Para mijëra qytetarëve që kishin mbushur bulevardin, Basha tha se kaq shumë qytetarë të mbledhur në shesh nuk kanë vetëm për këtë kërkesë, por edhe për ndryshimin më të madh demokratik të vendit në këto 24 vite.

 

 

Basha u shpreh se duke filluar nga sot “Republika e vjetër shpallet pjesë e arkivit të Muzeut Historik Kombëtar, dhe shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohin më republikën e vjetër të krimit dhe drogës”.

“E nisëm me një objektiv, për zgjedhjet e lira e të ndershme si themeli i demokracisë, dhe kemi këtu sot për shumë më shumë. Nuk jemi mbledhur kaq shumë sot për një ndryshim të vetëm, as për një ndryshim, të vogël, por për ndryshimin më të madh në këto 27 vite. Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë dhe qëndresës suaj, me ndihmën e Zotit gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet pjesë e arkivit të Muzeut Historik Kombëtar, në Shqiptarët bashkuar nuk e njohim e nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here