Policia e manipuloi dhe më pas e shpërndau për disa media të veçanta ndalimin e kreut të PD-së së Gramshit.
E si zakonisht në këto raste, policia bëri publike vetëm pjesët që i interesonin asaj, duke fshehur të vërtetën e asaj që kishte ndodhur.
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka bërë publike sot videon e plotë të gjitha ngjarjes me kreun e PD-së së Gramshit, Elmaz Haruni.
Ja pamjet e plota, pa censurë:
Reagimi i plotë nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi:
Ajo që u fsheh e nuk u transmetua nga policia në ngjarjen e Gramshit është më e madhe se pjesa e propagandës së shpifur të demonstrimit të disa sharjeve.
E vërteta është krejt ndryshe!
Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar.
Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurës, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.
Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.
U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e dëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.
Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me çdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.
Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni.