Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, sot Tirana proteston

0
164

Vrasja nga policia e të riu Klodian Rashës, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile te cilet kane paralajmeruar diten e neserme nje proteste para ministrisë së Brendshme ne ora 16:30 dhe nje tjeter para kryeministrise ne ora 22:00.

Thirrja e organizatorëve

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”. Ditën e nesërme, datë 09.12.2020, në orën 16:30 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË!

Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi.
Merreni këtë mesazh copy paste dhe publikojeni në profilin tuaj. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin.

Per te protestuar me moton:
‘Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij
Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.
M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.
Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e Klodian Rashës.
Nesër tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e Shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë.
P.S. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete,’ ka bërë thirrje aktivisti Genc Sejko.
Mesazhi i tij është shpërndarë qindra herë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here