Vrasja e të riut në Tiranë, Hajdarmataj: Policia po përcjell frymën arrogante të Lleshaj dhe Ramës

0
97

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e ABC së Mëngjesit këtë të mërkurë ka komentuar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 25 vjeçar është ekzekutuar nga një efektiv i policisë.

Hajdarmataj në fjalën e tij është shprehur se policia përcjell frymën arrogante të drejtuesve.

“Vrasja e të ndjerit nuk ka filluar sot, por është një frymë arrogante që përcillet nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, aty ka një nen që punonjësit e policisë duhet të trajnohen, ky punonjës jo vetëm që është i trajnuar po përcjell frymën e shefit të tij.

Kjo strukturë policore ka dhe një tendencë për të qenë grabitqare.

Reparti Shqiponja është bezdisëse për qytetarët pasi ato nuk janë për të dalë në patrullim por janë një skuadër për të reaguar më shpejt për të shkuar në ndihmë të policisë”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here