Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet të nisë kjo javë

0
59

Për këtë javë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës. Ato do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here