Ngrihen dyshimet, ushqimet e skaduara në Tiranë dërgohen në rrethe

0
407

Skandalet më ushqimet në Shqipëri nuk kanë të mbaruar, pasi çdo ditë denoncohen dhe zbulohen gjëra të ndryshme. Një skandal është zbuluar se fundmi për sa i përket higjienës në ushqim. Pavarësisht se para mbërritjes në tavolinat e konsumatorëve ushqimet kalojnë në një serë hallkash duket se ende këto të fundit nuk funksionojnë si duhet. Këtë hetë është gritur shqetësimi se produktet e skaduara tërhiqen nga tregu kryeqytetas për tu dërguar në rrethe.

Skadon produkti në Tiranë, kapet në Tiranë dhe ai produkt në vend që të asgjesohet, por vendoset një etiketë tjetër dhe dërgohet në një zonë periferike. Ne kemi rast qe kemi çuar te ISUV analizat e produkteve të vecante, po hetojmë fabrika që përpunojnë mishin dhe e kthejnë në nënprodukte, ashtu sikurse po shikojmë dhe kemi dyshimet tona për imitacione në etiketa. Kërkohet një profesionalizëm, kërkohet një vetting, pastrim i strukturave të administrratës shtetërore nga militantët dhe të kthehen në punë profesionistët.’’- tha Srafa, me detyrë drejtori i zyrës së mbrojtjes së konsumatorit, në një deklaratë për mediat.

Produktet dhe nënproduktet e mishit dhe ato me origjinë shtazore rezultojnë të jenë ndër më të shumtat të konstatuara në tregje jashtë datës së skadencës apo jashtë kushteve të tregtimit ndaj për këtë arsye 2 javët e fundit sipas të dhënave të mbrojtjes së konsumatorit këto produkte janë braktisur nga konsumatorët. Ende kjo çështje nuk është sqaruar plotësisht, por shqetësimi ende është në alert, pasi denoncimet nga qytetarët janë të shumta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here