Shijak /Kryeministri Rama nuk pranon takim me qytetarët

0
127

 

 

shijakuMë kot pritën banorët e përmbytur të Shijakut Kryeministrin Rama për orë të tëra. Vizita e tij pritej me padurim nga shumë banorë të përmbytur, të pastrehë, të shpërngulur nga banesat një natë më parë.

Por Rama nuk hyri fare në qytet mbi urën afër bashkisë, ku prisnin banorët. Tek 4 Rrugët e Shijakut, Edi Rama me eskortë mori një rrugë dytësore për të parë shtratin e lumit Erzen.

Banorët e pritën por kryeministri nuk ua dëgjoi as hallet as zërin e tyre.

Rama pritej në orën 12:00 e më pas në orën 14:30 por nuk e pa qendrën e Shijakut të përmbytur e te zhytur tërësisht në llumin e Erzenit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency