Basha: “Kjo ishte fitorja e parë e Republikës së Re”

0
201
Foto: Hamza Hatika

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në ‘çadrën e lirisë’. Në fjalën e tij ai ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe veçanërisht ka falënderuar qytetarët e Kavajës.

“Edi Rama u tërhoq nga një skenar ogurzi që do të kthente diktakturën në vendin e demokracisë”, tha Basha.

“Kjo ishte fitorja e parë e Republikës së Re”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ka falënderuar edhe qytetarët me bindje të majta të qytetit të Kavajës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo lëvizje nuk ndalet, manipulohet, apo të shitet, por marshon drejt fitores. E vërteta do të ishte e paplotë pa parë që Edi Rama kishte të drejtë se përveç frikës dhe refuzimit në përballjen me qytetarin e Kavajës dhe shqiptarëve ditën e dielë.

Rama e di, unë e di, miqtë tanë e dinë, se faktori i vetëm i destabilizimit në Shqipëri janë bandat e lidhura me pushtetin, kriminale. E shqiptarët do ta dinë që bandat kriminale po bëheshin gati të lanin hesapet në Kavajë me njëra-tjetrën. Të dy anët e këtyre bandave u përkasin të njëjtës anë, rilindjes dhe krimit të rilindur.

Është momenti të përsëris ftesën time për Edi Ramën e mazhorancës, për tu bërë pjesë e zgjidhjes së rëndë politike. Rruga e vetme për tu bërë pjesë e zgjidhjes është ndarja me krimin dhe drogë, dy faktorët kryesorë për destabilizimin e Shqipërisë dhe dy faktorët kryesorë për rrezikimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Rruga e vetme për tu bashkuar me mijëra shqiptarë që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme, e rruga e vetme është qeveri teknike.

Kjo lëvizje sot është bashkimi i pathyeshëm për republikën e re. Qeveria teknike është rruga e vërtetë për zgjidhje të vërtetë politike. Sonte një mësim i madh për të gjithë skeptikët e qeverisjes së inkriminuar. Ne jemi gati të ju mirëpresim. Ne dhe qytetarët nuk jemi dhe nuk do të jemi kurrë më qytetarë të republikës së vjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here