“E gjithë bota ime ra poshtë”, Keisi flet për momentin kur u njoh me partneren e Sabianit

0
175

Keisi Medini ka treguar gjithnjë se sa e lidhur është me të atin, Sabianin.

Por, çfarë raporti ka me partneren e tij?

Këngëtarja ka bërë një rrëfim të rrallë në ‘Kepi i VIP-ave’ duke treguar më shumë mbi marrëdhënien me bashkëshorten e Sabianit. Ajo rrëfeu se në fillim e gjithë bota i ra poshtë, por shtoi se e ka kaluar dhe disa situata e kanë bërë më të fortë.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…”

Para pak javëve, këngëtarja tha në një intervistë se marrëdhënien me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.

“Marrëdhënia me mamin është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.”

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Normal që mami dhe babi takohen, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si rrallëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here