Berisha publikon nga çadra e PD një mesazh: Shihni si tallet Edvini me Madame Vila

0
213

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Lindita Nikolla sa i takon rimburismit të tarifave e masterit për studentët.

 

 

Ai ka publikuar teksa ishte në çadër, mesazhin e qytetarit dixhital.

MESAZHI I BERISHËS
Ja si tallet Edvini dhe Madame Vila me studentet!
Hiqet rimbursimi i tarifave shume te larta per kategorite e studenteve nga shtresat e varfera!
Ketu me poshte keni denoncimin e njerit prej tyre. Lexoni mesazhin e tij! sb
“Përshëndetje.
Ju lutem publikojeni kete njoftim eshte shum i rendesishem.
Njoftim.
Nder vite tarifa e masterit per studentet qe nuk kane mundesi ekonomike dhe trajtohen me ndihme ekonomike apo jane jetim eshte paguar me rimbursim.
Mirpo ka qe nga fillimi vitit dhe deri sot nuk eshte nxjerr asnje njoftim per keta studenta. Ndaj shkolla Fakulteti i Shkencave Teknike Mjeksore vendos vetë njoftim duke then se duhet te paguani tarifen e plot deri ne fund te muajt maj.
Ju bej thirrje te gjithe studenteve ne te gjithe fakultetet te ngrejne zërin ndaj kësaj padrejtesie.
Ju lutem ju pergjerohem publikojeni pasi jam nje studente me nota shum te mira dhe kam mesuar shum dhe jam shum e traumatizuar me duhet te lej shkollen nese nuk bejë ndryshim.
Ju kerkoj ndihme ju si faqe e ndjekur dhe shum e shikuar.
Faleminderit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here