Tre të plagosur në aksident në aksin Kapshticë – Bilisht

0
299
foto ilustruese
Tre persona kanë mbetur të plagosur pak pas mesnate në Devoll. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orë 01:30, në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, teksa një mjet tip “Land Rover” me targa “AA 273 MG”, me drejtues shtetasin me iniciale E. M,. 28 vjeç, banues në Vranisht-Devoll, ka dalë nga rruga.

Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, si edhe dy pasagjerët shtetasja I. M., rreth 22 vjeçe banuese në Bilisht, dhe shtetasi N. Xh., rreth 25 vjeç, banues në Koshnicë, në Devoll.

Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here