Joshua mbret i ringut, Klitchko bie në fund

0
245

Entoni Xhoshua është kampion i botës për peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe IBO. Boksieri britanik mbrojti titullin IBF dhe rrëmbeu ata WBA dhe IBO falë triumfit ndaj Vladimir Klitçkos në një betejë epike mes dy brezash para 90 mijë të pranishmëve në stadiumin “Uembli”, një ndër më spektakolaret e viteve të fundit.

 

Që kjo përballje vështirë se do të mbyllej me të dy boksierët në këmbë u pa qysh në raundet e para, kur asnjëri prej sportistëve nuk i kurseu grushtet kundër tjetrit. Në të pestin legjenda ukrainase shpërtheu me goditje të njëpasnjëshme, të cilat vazhduan edhe në të gjashtin duke e rrëzuar nokdaun britanikun. Ky ishte rrëzimi i parë në karrierën e Xhoshuas.

Xhoshua ne tapet

Lufta vazhdoi e barabartë deri në raundin e parafundit, kur freskia fizike e një 27-vjeçari dominoi përballë një 41-vjeçari që rikthehej në ring pas 19 muajsh.

Klitcko ne tapet

Me një sulm të befasishëm, Entoni Xhoshua e fillimisht e rrëzoi kundërshtarin e tij, para se ta hidhte përfundimisht në tapet pak sekonda para gongut të parafundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here