Tirona Fanatics”, protestë para rezidencës së presidentit Halili (Video)

0
255

Pretendimeve të presidenti Refik Halili pas derbit të humbur se po e sulmojnë me dashakeqësi, sot u është përgjigjur grupimi “Tirona Fanatics”. Këta të fundit, pasi kanë bojkotuar ndeshjet e bardhebluve në stadium, kanë vendosur që t’i tregojnë Halilit se gjithsesi kjo nuk do të thotë se kanë braktisur skuadrën dhe cilësojnë atë fajtor për çdo problem që i ka lindur asaj.

fanatics

Tifozët janë grumbulluar dhe kanë shpalosur një parullë gjigande para rezidencës së numrit 1 të bardhebluve. “S’mund të mbulosh një popull nën petkun e dashakeqësisë, zvarritesh si krimb për t’iu shmang fajësisë”, ishte mesazhi i “Fanatics”.

Ata kanë qëndruar për disa minuta duke kënduar edhe koret e tyre, apo edhe thirrjet “Ik, ik” gjatë kësaj protestë që vazhdoi paqësisht, e ndjekur nga forca të shumta policore që ishin të pranishme në vendngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here