Kaba shpërthen ndaj deputetëve: Disa qenie pa karakter dhe pa moral po bëjnë grusht shteti, po më dolën përballë do i pështyj në surrat

0
83

Gazetari Dritan Kaba, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka reaguar ashpër ndaj nismës së PS dhe disa deputetëve për ndryshimin e Kushtetutës.

Kaba shprehet se njerëz pa moral si deputetët “Murrizi, Hajdari, Rrushi, Stojku, Gjoni, Musai” dhe të tjerë po bëjnë një akt të turpshëm dhe të neveritshëm.

“Një grup njerëzish pa asnjë moral si Murrizi, Hajdari, Rrushi, Stojku, Gjoni, Musai etj dhe ca plehra të tjera si kolaboricionistë me një tradhëtar si Edi Rama duan të ndryshojnë Kushtetutën. Sa të shpifur, sa të neveritshëm! I kuptoj rilindasit se janë të zhytur në llum, në krime shumë të rënda, ndërsa këta të tjerët janë realisht ligavecë të shpifur!

Disa qenie pa karakter, pa moral, sidomos këtë neveri ndjej për ata që kanë punuar me mua. Nëse do i has në rrugë po e them ta dinë të më shmangen, se po më dolën përballë do i pështyj ne surrat. Një Parlament antikushtetues nuk mund të bëjë ndryshime kushtetuese, kjo është e padiskutueshme!”,- shkruan Dirtan Kaba në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here