Dulakët drejt marrjes së koncesionit 99-vjeçar të Spitallës

2
638

Tenderi për dhënien me koncension të zonës zhvillimore ekonomike të Spitallës në Durrës nuk ka dështuar për herën e katërt. Dy oferta janë paraqitur në s Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ditën e fundit të paraqitjes së tyre. Pranë ministrisë e cila deri dje “kryqëzonte gishtat” nuk kishte mbërritur asgjë në rrugë elektronike. Pas hapjes së dosjeve, komisioni i shqyrtimit të ofertave vijoi punën me dokumentacionin me dyer të mbyllura. Mësohet se më pranë mundësisë për të fituar koncesionin është kompania Edil Al -IT me seli në Tiranë, e vëllezërve Dulaku, të afërt të kryeministrit Edi Rama. Kjo firmë pretendon ta zhvillojë këtë zonë me një investim rreth 89 milion euro ndërsa synon të hapë 12 mijë vende të reja pune. Zarfi i dytë është ai i kompanisë Pelikan shpk. Investimi i firmës nga Durrësi është për 10 vite, deri në 2027-ën dhe ka një vlerë prej 38.9 milion eurosh.

Pelikan shpk thotë se do të hapë 2,500 vende të reja pune. Objekti i kontratës është ndërtimi, zhvillimi, mirëmbajtja dhe operimi i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, në Spitallë, Durrës, për një periudhë 99-vjeçare.

 

Shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, vetëm 30 km larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 37 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Në kriteret e përzgjedhjes së fituesit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë. Përpjekjet fillestare në vitin 2015 për dhënien e 500 hektarëve në Spitallë, një zonë afër Durrësit dështuan pasi kompanitë kineze, “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co shfaqën mangësi. Për zhvillimin e kësaj zone është miratuar edhe një plan i detajuar për lehtësisë fiskale që do të përfitojë investitori potencial, që kanë të bëjnë me: hyrjen dhe daljen e mallrave nga zona; reduktimin me 50% të masës së normës së tatimit mbi fitimin për zhvilluesin e zonës për pesë vite, e njëjta që do të përfitohet edhe nga ana e përdoruesve; për 3 vite zhvilluesit do t’i njihen si shpenzime të zbritshme 20% e shpenzimeve kapitale vjetore; projektet e ndërtimit brenda zonës do të përjashtohen nga taksa vendore e ndikimit në infrastrukturë, nga taksa mbi pasurinë, mbi kalimin e së drejtës së pronësisë; njohjen si të zbritshme të shpenzimeve për paga dhe kontribute, për trajnimin e punonjësve; për kërkim shkencor dhe zhvillim, transferimin e veprimtarisë ekonomike, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Vlen te theksohet dhe ana tjeter e medaljes qe kompania Pelikani sh.p.k eshte e afert me bashkiakun e Durresit z. Vangjush Dako, nga ana e vet akoma me i afert me kryeministrin.
    Nder te tjera vlen te theksohet qe disa nga shifrat e publikuara kan nevoj per azhornim:
    1. Oferta e Edil al-it sh.p.k propozon si kohezgjatje investimi nje periudhe 8 vjecare (2017-2025)
    2. Oferta e Edil al-it sh.p.k propozon nje investim prej rreth 93 milion eurosh
    2. Oferta e Pelikani sh.p.k al propozon si kohezgjatje investimi nje periudhe 12 vjecare (2017-2029)

  2. Nder te tjera vlen te theksohet qe disa nga shifrat e publikuara kan nevoj per azhornim:
    1. Oferta e Edil al-it sh.p.k propozon si kohezgjatje investimi nje periudhe 8 vjecare (2017-2025)
    2. Oferta e Edil al-it sh.p.k propozon nje investim prej rreth 91 milion eurosh
    2. Oferta e Pelikani sh.p.k al propozon si kohezgjatje investimi nje periudhe 12 vjecare (2017-2029)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here