Arsimi “falas”/ Rriten tarifat e shkollimit në Masterin Profesional.  30. 000 lekë më shumë çdo degë

0
288

 

Enida  Vërça

Studentët e Masterti Profesional janë ndeshur me rritjen e tarifës së shkollimit për ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2016-2018.  Një rritje e cila është me 300 mijë lekë më shumë për çdo degë.  Një vit më parë shifra ishte 90.000 lekë për  një vit e gjysmë studimi, ndërkohë këtë vit ka shkuar 120.000 lekë. E gjithë kjo ka sjellë një revoltim tek studentët të cilët i ka gjetur të papërgatitur, duke mos i lenë hapësira që të kundërshtojnë këtë vendim. Pasi ata kanë afat për pagesën e tarifës deri në datën 30 të muajt prill. Të shqetësuar dhe të revoltuar studentët shprehen se nuk mund ta përballojnë këtë tarifë kaq të lartë, e cila sipas tyre po i detyron të heqin dorë nga studimet.

Njoftimi

Ditën e djeshme sekretaritë e shkollave përkatëse kanë njoftuar studentët  për tarifën dhe mënyrën e procedurave të pagesës. “Njoftohen të gjithë studentët e programeve të ciklit të dytë të studimeve Master Profesional, se është miratuar tarifa e shkollimit. Kjo tarifë është 120. 000 leke për të gjithë ciklin tuaj akademik 2016-2018, e ndarë në dy këste të veçanta për çdo vit me nga 60.000. Mandatin e pagesës për vitin e parë mund ta tërhiqni tek Zyra e informacionit. Kopjen origjinale të faturës që paguhet në Bankë duhet ta dorëzoni në Sekretari”, njoftojnë sekretarit e universiteteve.

Reagojnë studentët

Ina Gjika , studente në degën e “Gjuhë-Letërsisë” , master viti i parë tha për gazetën “Standard” se është e shqetësuar për miratimin e tarifës në këtë mënyrë dhe se e ka të pamundur të bëj një pagesë në kaq pak kohë të udhëzuar.  “Ajo që më ka shqetësuar më së shumti, përveç faktit se janë të papërballueshme tarifat, janë përcaktuar më një afat të shkurtër kohor siç ndodh rëndomtë në universitete tona. Shqetësimi im më i madh, është fakti se tarifat  tashmë e pësuan një rritje drastike dhe ne nuk mund ta përballojmë. Nuk e kuptoj si mund të miratohet një tarifë në këtë kohë dhe te vendoset afat vetëm 3 ditë” tha e shqetësuar studentja. Një tjetër studentet e po këtij universitet në degën e “Gjeografisë ”, tha se edhe pse kanë kërkuar sqarim, askush nuk u është përgjigjur deri në momentin e miratimit: “Personalisht kam pyetur në mënyrë të vazhdueshme sekretaret e shkollës për tarifat e shkollës, nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. E vetmja gjë që na kenë thënë, është të presim. Kemi folur me pedagogët, na kanë thënë të interesohemi tek dekani i universitetit. Por edhe këta të fundit nuk kanë dhënë një përgjigje. E vetmja gjë që na ka mbetur është të drejtohemi në ministrin e arsimit, sepse e gjithë kjo do rëndoj në xhepat tanë, ashtu siç po rëndojnë çdo ditë. Dhe tani pas një heshtje të gjatë miratohet një tarifë  e cila nuk mund të krahasohet as me tarifat e universiteteve private”, tha studentja.

 

Probleme dhe pagesa të shtuara

“Arsimi falas” dhe reforma për një arsim të tillë, tashmë ka dështuar. Ajo që vihet re nga dita në ditë është e vështirë të përballosh shpenzimet për të kryer një fakultet, i cili në fund rezulton i pa nevojshëm, pasi punësimi është çdo ditë edhe më i vështirë. Gjatë viteve të fundit fakultetet janë ndeshur më një sërë problemesh, si janë procedurat e gjata për të nisur studimet. Problem mbi kualifikimet e maturantëve  ka qenë një tjetër problem i cili shumë prej tyre i la pa të drejtë studimi në formularët që plotësuan. Përveç këtyre, çdo studenti i duhet të paguaj një tarifë regjistrimi e cila nga viti në vit pëson rritje. Sikur këto të gjitha të mos mungoni, studentët duhet të paguajnë çdo ditë mbi literaturën që u jepet, librat, fotokopjet e leksioneve. Të gjitha këto janë kosto të cilat rëndojnë xhepat e studenteve duke e bërë arsimin e lartë me çmim shumë të lartë dhe të papërballueshëm.  Duke bërë që kostot e arsimit të jenë të “frikshme”. Studentët tashmë nuk shqetëson për pagesat, por se ku do të përplasen për të siguruar këto shuma kaq të mëdha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here