Rama-Meta takim tek Vila 30, për mbledhjen e firmave për presidentin e ri

0
156
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje vizite tek Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, ne Kishen e re Ortodokse Ringjallja e Krishtit, ne Tirane, me rastin e dites se Krishtlindjeve.

Pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta janë takuar në Vilën 31.  Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo parti ka nisur mbledhjen e firmave për Metën President, si dhe ka propozuar kandidat edhe Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasilin.

Më herët lajmi për mbledhjen e firmave për Ilir Metë President u konfirmua për “BalkanWeb” nga burime zyrtare të LSI,. Vendimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar, i cili u mblodh me urgjencë rreth orës 17:00 për rreth 90 minuta për të vendosur për çështjen e Presidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here