Mediat britanike: Sulmuesi në Londër ishte konvertuar në fenë islame

0
156
epa05865154 A locked down Whitehall in central London, Britain 23 March 2017. London is waking up following the terror attack that saw 5 people killed and scores seriously injured. Scotland Yard said on 22 March 2017 that police were called to an incident in the Westminister palace grounds and on Westminster Bridge amid reports of at least four people killed, including the attacker, and several other people injured in central London. EPA/ANDY RAIN

Mediat britanike raportojnë se Khalid Masood, personi që dyshohet se ka kryer sulmi terorrist pranë Parlamentit britanik, është konfertuar në fenë islame.

 

 

Duke cituar burime të paidentifikuara, disa media kanë raportuar sot se Masood, kishte lindur me emrin Adrian Elms në qytetin jugor të Dartfordit dhe ishte rritur në qyteti Rye, përpara se të ndërronte fenë.

Autoritetet kanë thënë se 52-vjeçari, babai i tre fëmijëve, ka qenë “i njohur për policinë”, për dënimet e mëparshme për sulme – përfshirë lëndime të rënda trupore, armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit publik, njofton Rel.

Edhe pse ai nuk ishte i dënuar për asnjë akuzë për terrorizëm policia ka thënë se janë duke punuar për të qartësuar nëse Masood ka qenë i inspiruar nga ekstremistët islamikë. Ai nuk ka qenë subjekt i hetimeve që janë zhvilluar së fundmi.

Sulmi i 22 marsit, la të vrarë 5 persona, përfshirë edhe Masoodin, i cili u vra nga policia pasi ai theri për vdekje, policin Keith Palmer, pranë Parlamentit britanik.

Tre viktimat e tjera u vranë, pasi sulmuesi i goditi me makinën e tij, në urën Westminister që gjendet afër Parlamentit britanik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here