Lushnjë/ Makina përplas këmbësoren, gjen vdekjen e menjëhershme

0
214

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë, në vendin e quajtur Karbunarë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Lushnjë, ku një automjet tip Nisan me targa AA 477 LS ka përplasur për vdekje 62-vjeçaren Asime Mangu, në momentin kur ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Mësohet se viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Valentino Ismaili, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. – See more at: http://www.noa.al/artikull/l/561318.html#sthash.5ZvJ35Hc.dpuf

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here