Takimi i Berishës me Metën, PD zbardh detaje nga biseda

0
131

Partia Demokratike ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar mes kreut Sali Berisha, dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

‘Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe n/Kryetarit të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi’, – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu.

Takimi mes Berishës dhe Metës u bë gjatë paradites së sotme në selinë blu.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here