Takimi e liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë më 6 dhjetor do tu kushtojë shqiptarëve 500 milionë lekë.
Kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 500 milionë lekësh euro për përballimin e shpenzimeve të organizimit të ‘Samitit të BE-BP’, që do të organizohet në Tiranë në dhjetor. Siç edhe bëhet e ditur, ‘fatura’ e Samitit BE-BP, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
2. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022’, thuhet në vendim.
Kujtojmë se në Tiranë do të mblidhen më 6 dhjetor liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të rajonit.
Po në këtë datë, opozita e kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës.
I pyetur nga gazetarët pas kritikave të shumta të bëra nga qeveria për zgjedhjen e kësaj date pikërisht në ditën kur në Shqipëri do të ‘zbarkojnë’ liderët e BE-së, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se synimi është që t’u tregohet drejtuesve të unionit që ‘Shqipëria renditet poshtë Vietnamit kur vjen puna te standardet e demokracisë.’