Shpallet në kërkim nga policia biznesmeni Nikollaq Neranxi

0
167

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim biznesmeni me iniciale N.N.

Në një komunikatë të shpërndarë, policia bën me dije se rreth orës 16:10 minuta të ditës së sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

“Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi N. N.  Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6”, informon policia.

Po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e N. N. dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here