PL:’Rilindja’ paguan 80 mijë euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë, por jo 16 mijë lekë për invalidët!

0
123

Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje sot të paraplegjikëve të Elbasanit, të cilët janë hedhur në një grevë urie duke kërkuar nga qeveria, mospërgjysmimin e ndihmës financiare që u takon.

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjitshëm i PL-së, deklaroi sot: “Solidaritet dhe mbështetje të plotë për kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të personave me aftësi të kufizuara në Elbasan që kanë hyrë në grevë urie në prag të festave të fundvitit për shkak se Qeveria e pashpirt u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore, duke i tallur, mashtruar dhe braktisur në hallin e tyre.

 

Rilindja” që paguan 80 mijë euro çdo ditë pronarët në arrati të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, që vjedh edhe kafshatën e jetimëve, që zhvat miliona euro me koncensione, PPP, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët nuk meriton më asnjë ditë të qëndrojë në pushtet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here