Ariu ndjeu erën e ëmbëlsirave dhe shkoi të shijonte një

0
203

Shkencëtarët nga Instituti Polar i Norvegjisë që ndodheshin në bregdetin e Lance, sapo kanë përgatitur disa ëmbëlsira për çaj janë befasuar nga një mysafir i pazakontë.

Një ari polar që ka ndjerë erën e ushqimit të dalë nga furra, ka shkuar pranë dritares së anijes dhe e ka futur kokën brenda.

Ariu në kërkim të ëmbëlsirave

Të pranishmit nuk janë frikësuar dhe i kanë ofruar kafshës një file peshku.

“Po bëheshim gati të pinim çaj, kur në dritare pamë kokën e ariut. Ndjeu se kishin përgatitur diçka dhe deshi pjesën e vet”, ka thënë njëri prej shkencëtarëve lidhur me rastin.

Mësohet se ata po qëndrojnë në anije, sepse po kryejnë disa hulumtime në bregdet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here