A premtoi ministri Bushati edhe për 5400 muhaxhedinë të tjerë në Shqipëri?

0
210
Shqiptarët njihen si një popull proamerikan. Kushdo që vjen në pushtet politik në Tiranë nuk mund të dalë kurrsesi kundër dëshirës së popullit në raport  me dashurinë që kanë për Amerikën. Nuk ka popull kaq proamerikan në BE, në mos edhe në botë.

Por sejcila parti politike kur vjen në pushtet mundohet ta shfrytëzojë për interesa politike aleancën me SHBA, ndërkohë që Uashingtoni zyrtar mbetet një aleat strategjik për Shqipërinë. Ish-presidenti amerikan Wilson shpëtoi nga copëtimi Shqipërinë në vitet e para të shekullit të kaluar, kurse ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe Xhorxh Blush (i riu) çliruan Kosovën nga Millosheviçi dhe pranuan Shqipërinë në NATO.

Por vitin e kaluar nga politika shqiptare u bë një gafë e madhe, pasi u sulmua kandidati për President zoti Donald Trump, që rezuloti fitues dhe tani është President i SHBA. Në vend që të kërkohej ndjesë zyrtare nga Tirana zyrtare, duket se po lobohet me finesë nga Tirana. Interesi amerikan mbetet shumë i madh për opozitën iraniane, e cila ka vite që është strehuar në Shqipëri. Në fillim ishte ish-kryeministri Berisha që hapi portën, me pas Edi Rama me ish-presidentin Obama. Ndërsa para pak ditësh ishte  senatorin McCain që vizitoi Tiranën dhe posaçërisht u takua  edhe me një grup përfaqësues të disidentëve iranianë të vendosur në Shqipëri, ditën e premte.

Duke folur përpara anëtarëve të “Mujaheddin-e Khalq”, më e madhja e 5 organizatave në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, McCain foli mbi pozicionin e tij ndaj regjimit iranian.

“Do të vijë dita që Irani do të jetë i lirë. Do të vijë dita kur ne të gjithë të mblidhemi në sheshin kryesor të Teheranit”, tha McCain. Ai ka përgëzuar pjesëtarët muxhahedinë për spostimin e suksesshëm drejt Shqipërisë nga Iraku, aty ku ishin bërë prè e sulmeve nga policitë e mbështetura nga Irani.

“Nuk ka dyshim që njerëzit në këtë sallë kanë vuajtur”, tha McCain përpara të pranishmëve, ku ishte edhe presidentja e zgjedhur e grupit, Maryam Rajavi.

“Këta kanë vuajtur jo vetëm në vetvete, por edhe nga humbja e njerëzve të tyre më të dashur për shkak të tiranisë iraniane. Ndaj shpreh ngushëllimet për këdo në këtë sallë, që ka humbur njerëzit e dashur si pasojë e tiranisë apo edhe terrorizmit”, tha ai.

Pra interesi amerikan mbetet i madh për strehimin në Shqipëri të krejt opozitës iraniane. Me sa duket edhe në  kuadër të vizitës së tij në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi takime në Departamentin e Shtetit dhe në Pentagon, me Zv/Sekretarin e Shtetit, Thomas Shannon, si dhe me Nën-Sekretaren e Politikave të Mbrojtjes, Theresa Whelan.

Informacionet tregojnë se ministri Bushati në emër të kryeministri Rama ka premtuar se mund të marrin edhe 5400 muxhahedinë të tjerë në Tiranë në muajt e ardhshëm.

Pritet që numri i muxhahedinëve të arrijë në afro 10 mijë veta në Tiranë, një qytet i vogël iranian në zemër të Shqipërisë.

Nga selia blu thonë se vizita e ministrit Bushati ishte në SHBA për të blerë heshtjen amerikane kundrejt kryeministrit Rama, me muxhahedinë. Por kjo nuk rezulton të jetë krejt e vertetë, pasi me ministrin Bushati u fol për shumë probleme në Uashington. /spjv.it/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here