SISTEMI – TITANIKU   QË  PËRMBYTI   SHQIPËRINË

0
240

Cilat ishin dhomat e ketij  ” UDHËTIMI Magjik ” ???

 

– SHTETI NË DIKTATURË :

 

Është një aparat, në duart e njërës klasë , për të shtypur klasën tjetër.

 

– SHTETI NË DEMOKRACI :

 

Është ajo që zgjedhim të bëjmë së bashku.

 

– SHTETI NË SOCIALIZËM :

 

Është kur shumica e gjërave bëhen bashkë.

 

Në të kundërtën, në një shtet të djathtë (individualist, libertarian), bashkë bëhen vetëm një pakice gjërash.

 

Kur themi se shteti i majtë është i destinuar të dështojë, komunistët më përgjigjen : Po vendet skandinave, që janë socialistë?

 

Vendet janë të ndryshme.

 

Nuk ka një recetë standarde për të gjithë.

 

Po prekim një analogji të thjeshtë :

 

*  Vendet janë si familjet

 

*  Populli janë fëmijët

 

*  Shteti jane prindërit

 

Familja A

———————-

10 fëmijë…prindërit i kanë pasanikë.

Të gjithë kanë mbaruar shkollë të lartë.

Të ardhurat i kanë të përafërta.

Të gjithë janë njëlloj të pashëm.

I përkasin të njëjtës rrace dhe të njëjtës fe.

Keto janë vendet skandinave.

Pse mos të qëndrojnë së bashku në kolektivizëm relativ (socializëm)?

 

Familja B

———————

10 fëmijë me nëna të ndryshme, jetojnë me babain. Raca të ndryshme, fe të ndryshme, disa janë milionera, ndërsa disa janë pa punë.

Disa janë të vegjël, disa të martuar e me familjet e veta. Ata që kanë punë të mira duan te ndahen.

Babai ka borxhe, se ka paguar për shkolla dhe dasma. U thotë nqs ju ikni dhe merrni me vete të ardhurat tuaja, une ngelem me të papunët dhe fëmijët e nuk i mbaj dot. Kam nevojë për ndihmën tuaj.

Ata i thone: Këtu nuk jetojmë dot, por do të të japim nga një kuote cdo muaj që të mbash nevojtarët.

Kjo është Amerika. (Vazhdojnë të grinden se sa do jetë kuota.)

 

Famila C

———————

10 fëmijë… prindërit të divorcuar.

6 fëmijë jetojnë me babain (Shqipëria), 4 jetonin me nënën dhe me njerkun.

Nëna u nda nga njerku dhe tani është vetëm (Kosova). Të dy, nëna dhe babai janë pa pension dhe kane nevojë që të mbahen nga fëmijët.

Fëmijët janë pa shkollë, pa zanat, pa punë stabël, punojnë ku t’u dalë.

Disa vjedhin nga xhepat e vëllezërve.

Disa ngacmojnë gratë e vëllezërve.

Disa bëjnë zhurmë gjithë natën dhe nuk i lejojnë të tjerët të flenë.

Mund të jetojë bashkë një turmë e tillë ?

A nuk është më mirë që secili të dalë më vete dhe të marrë përgjegjësi për fatin e vet, dy duar për një kokë? A nuk është e udhës që dy pleqtë të bashkohen, që të paguajnë vetëm një qera?

 

PO FAMILJA SHQIPËTARE SI ËSHTË ???

 

A janë këta njerëz kaq të ndryshëm për të jetuar në kolektiv?

 

  1. NOLI citon në Parlamentin Shqiptar me 27/09/1923:

 

Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive.

 

  1. ANARKIA FETARE: katër fe të ndryshme që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

 

  1. ANARKIA SOCIALE: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë borxhezie.

 

Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur per Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhaket më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëndohen se kanë shpëtuar nga bejlerët.

 

  1. ANARKIA MORALE: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë dhe ngjyrë dita ditës si në kaleidoskop.

 

Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi.

Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

 

  1. ANARKIA PATRIOTIKE: këtu brenda në një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor.

 

Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar te shenjterojnë anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë qe njeriu të jetë trathëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

 

  1. ANARKIA E IDEALEVE: këtu idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve.

 

Po për të zënë vendin e ketyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten ne plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i ç’qitësh nga trupi që kafshojnë e thithin.

 

Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; atëhere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën.

 

Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që KOSTUMET E KOLLTUQEVE tanë janë më të fortë se ky tregim legjendar i vjetërsisë greke.

 

Që të largosh këtë klasë politike nga kolltuku duket si mision i pamundur në këtë demokraci invalide ku përdhoset kushtetuta katerciprisht, injorohet dinjiteti njerëzor, vritet shpresa, struken ëndrrat demigrohet identiteti etj.

 

Mbani frymën…ndryshoni rrjedhën…së bashku do mund të ndërtojmë një Republikë të Re.

 

Shqipëria duhet të reflektojë thellësisht për të ndërtuar një tjetër filozofi ndaj shitjes së dinjitetit, vota duhet të ketë fokus lirinë për një të ardhme Europiane ku mbizotëron shteti i së drejtës, liria e individit dhe stabiliteti demokracisë.

*Nga: Sekretari i përgjithshëm i Partisë për Europianizim dhe Integrim, Ervis Meço

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here