Tri ndeshje në tri ditë, edhe Partizani në “Selman Stermasi”

0
172

Eliminatoret e Grupit B për kombëtaret e femrave, në kuadrin e fushatës kualifikuese për “Botërorin 2019”, po zhvillohen në Shqipëri. Për pasojë, dy stadiumet, “Elbasan Arena” dhe “Selman Stermasi” do të jenë të ngarkuara me ndeshje këto ditë. Sidomos “shtëpia bardheblu”, sepse në të do të duhet të luajnë kësaj fundjave edhe Tirana, edhe Partizani.

Në bashkërendim me klubet përkatëse, FSHF-ja ka vendosur përfundimisht që Partizani të mos detyrohet të shkojë gjetiu, por të luajë të shtunën në “Selman Stermasi”, ndaj Luftëtarit, në orën 19:00. Një ditë më parë, më 8 prill, aty do të zhvillohet edhe kualifikuesja Greqi-Kosovë, në orën 14:00, ndërsa të dielën, Tirana-Teuta, ora 19:00. Pra, sikurse duket, në tri ditë do të luhen tri ndeshje në këtë impiant sportiv të kryeqytetit, çka rrezikon ta degradojë ndjeshëm tapetin e stadiumit të bardhebluve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here