Çfarë po ndodh në Francë? Shtyhet sërisht vendimi për lirimin e Haradinajt

0
163

Shtyhet sërish vendimi për Ramush Haradinajn.

Trupi gjykues në Colmar të Francës vendosi që në datë 27 Prill të merret vendimi lidhur me akuzat e Serbisë ndaj kreut të AAK.

Pas vendimit të gjykatës franceze, Haradinaj u shpreh se krimet që kanë bërë në Kosovë, serbët po mundohen që t’ia faturojnë atij.

Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Slobodan Millosheviç ka qenë kriminel, ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë dhe po më akuzojnë mua” u shpreh ai.

Haradinaj u ndalua në Francë në fillim të vitit 2017, ndërsa është në liri me kusht deri në një vendim përfundimtar të akuzave që ka depozituar Serbia për ekstradimin e tij.

Haradinaj akuzohet nga Beogradi zyrtar për krime lufte, por ish-komandanti i UÇK i ka hedhur poshtë duke i cilësuar si politike, pasi gjykata e Hagës ka folur sipas tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here