I druhej një atentati, raportohet se ish polici i vrarë ishte ngujuar

0
150

Mësohet se pas vrasjes së dy vëllezërve të tij, ish polici Arben Bilali ishte ngujuar në banesën e tij në zonën e Selitës dhe nuk dilte shpesh. Policia ka sekuestruar mbi 30 kamera sigurie që nga ‘Vasil Shanto’ deri në vendngjarje.

Banesa e ish punonjësit të policisë, i cili u ekzekutua sot në zonën e Selitës ruhej nga kamera të shumta sigurie, pasi i druhej një atentati të mundshëm.

 

  • foto galeri

Vëllai i parë i ish policit, Bujar Bilali është vrarë në vitin 1998, ndërsa vëllai i dytë, Leonard Bilali është vrarë në vitin 2010. Për vrasjen e dy vëllezërve Bilali deri më tani s’ka asnjë të dënuar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 2 vëllezërit e vrarë kanë edhe një vëlla të katërt, i cili gjithashtu qëndron i ngujuar nga frika e vrasjes.

E gjithë kjo çështje dyshohet se është një histori hakmarrje e nisur prej 20 vitesh, por po hetohet nga SHCBA edhe pista e vrasjes për shkak të detyrës. Dyshohet se vëllezërit Bilali kanë qenë në konflikt me një bandë të njohur në zonën e Selitës.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.

Autorët nuk kanë dalë nga automjeti i tyre dhe pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz” i zi me targa false.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here