Danjeli dhe Fotinia skena me pullë të kuqe, historitë e jetës së çiftit më të nxehtë të “BB9”

0
220

Fotinia dhe Danjeli janë çifti “hit” i kësaj jave në lojën e “Big Brother 9”, pasi kanë guxuar me skena vërtet “hot” në kabinën e dushit. Në lojën e radhës, “Kiss!”, ishin ata të dy që e morën të gjithë vëmendjen mes lojtarëve. Danjeli ishte duke bërë dush në momentin kur dëgjoi urdhrin e “Vëllait të Madh”, “Kiss!”, që sinjalizonte fillimin e lojës. Menjëherë hyri në aksion 23- vjeçarja nga Gjirokastra, Fotinia e cila, edhe pse preferoi të lagej me gjithë rroba, nuk i rezistoi tundimit për të shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje të nxehta me 26-vjeçarin simpatik nga Tropoja.

danieli-780x439

Afeksionin dhe tërheqjen seksuale mes tyre ata e dëshmuan me faktin se nuk u mjaftuan me një puthje, siç e parashikon rregullorja e lojës, por vazhduan për minuta të tëra aq sa nuk kishin të ndaluar në skenat e nxehta në dush edhe pasi dëgjuan “Stop! Kiss!”. Fakti që ata janë gjithmonë të qeshur dhe shumë pranë njëri-tjetrit i ka bërë të dallojnë nga çiftet e tjera, të cilët nga ana e tyre nuk e fshehin simpatinë për çiftit më provokues të “BB9”, duke na kujtuar Fatjon Hysenbelliun dhe Xhensila Peren.

Ndërkaq, edicioni i nëntë i “Big Brother Albania”, i njohur tashmë si edicioni i dashurisë, me sa shohim po bën bashkë jo vetëm çiftet që kanë hyrë brenda, por edhe çiftet të rinj. Danjeli dhe Fotinia janë dy banorët që duket se patën tërheqje që në momentin e parë. Të shtunën e kaluar ata u futën edhe në shtëpinë e çifteve së bashku si më të votuarit nga publiku, ndërkohë që nuk i kursejnë puthjet në buzë herë pas here. Videoja me skenat e nxehta, ku shfaqeshin duke u puthur në dush, u publikua si fillim në faqen e Olti Currit në “Facebook”.

seks ne bb

Më pas kanë vërshuar një lumë komentesh nga ndjekësit e spektaklit, disa prej të cilëve i kanë komplimentuar, ndërsa të tjerët i kanë cilësuar si të parakohshme skenat me prekje seksuale mes tyre. Ndërkohë, Danjeli nga ana e tij i ka dhënë ngjyra të tjera marrëdhënies intime me Fotininë. Gjatë një bisede të veçuar, ai i ka thënë asaj se nga anët e tij është traditë “rrahja e gruas”. “E kemi traditë ne që rrahim femrat, kështu që sa të dalësh…”, i thotë ai.

puthjet-dhe-ledhatimet-e-çiftit-në-bb9-danjeli-po-na-shohin-nga-shtëpi…foto-1

“Ç’është ky muhabet se me hoqe trurin fare tani?!”, iu kthye ajo me shaka. Propozimin e parë për lidhje e bëri Danjeli, i cili i tha “Kam shumë qejf që të të kisha pak më shumë se shoqe, edhe pse është pak herët”, i tha ai Fotinisë. Ndërkohë, fansat po bëjnë tifo për të dy, duke iu përgjigjur komenteve negative: “Epo mirë, se për atë punë janë aty! Këta po që ia dinë kuptimin lojës, pastaj të gjithë janë ngulur para TV besoj në ato momente”.

RRËFIMI I DANJELIT PËR FOTININË HABIT BANORËT: “ISHA I PIRË KUR U NJOHËM DHE I GËRVISHTA MAKINËN

” Çiftet e vjetra nuk e kanë shuar ende kureshtjen për dy çiftet e reja, që iu bashkuan të shtunën spektaklit. Pasi dëgjuan historinë e njohjes së Damianit me Donjetën (të cilët janë larguar nga shtë- pia), ata janë kureshtarë të dinë si janë njohur Danjeli me Fotininë. Më kureshtarja ishte Fiorentina, që donte të dinte nga Danjeli se si janë njohur bashkë. Danjeli i merr leje Fotinisë që ta tregonte ai se si janë njohur, duke vazhduar me rrëfimin që habiti banorët: “Jemi njohur në një qendër tregtare, kur unë i gërvishta makinën Fotinisë. Isha pak i pirë unë.

Kjo kaloi me të kuqe dhe u gërvishtëm, e aty u njohëm”, tregoi Danjeli. Fiorentina dyshoi në seriozitetin e përgjigjes së marrë, por Danjeli këmbënguli se kjo ishte e vërteta. Më pas kanë qenë të afërmit e tij në rrjetet sociale, që e kanë konsideruar këtë histori të treguar nga Danjeli thjesht një sajesë për lojë. Që në ditët e para, djali nga Tropoja spikati me temperamentin, duke mos u kursyer as në flirtet e para. Por, me sa duket, Fotinia është vajza e përzgjedhur nga ai për të pasur diçka më shumë se miqësi.

DANJELI DHE FOTINIA, TË DY ZEMËRTHYER NGA HISTORITË E GJATA TË DASHURISË

Janë çift tashmë, por cila është jeta e Danjelit dhe Fotionisë para se të hynin në këtë lojë? 26-vjeçari nga Tropoja që kur ishte 6 muajsh jetonte në Tiranë. Aktualisht, ai studion në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht me dy motrat dhe vëllain. Danjeli njihet si djalë me eksperien ca me karakter të fortë e shumë i vendosur, dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ndërsa Fotionia është 23- vjeçarja nga Gjirokastra.

Profesioni i saj është agjente shitjesh, ndërkohë që ka jetuar për shumë vite në emigracion me familjen e saj. Tetë vjet më parë prindërit e saj u divorcuan, por edhe pse ajo zgjodhi të jetonte me nënën e saj, nuk mban asnjë mëri me të atin. Sa i përket jetës sentimentale, momenti më i vështirë në jetën e saj ishte vdekja e të dashurit të saj, gjashtë vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik. Fotinia e dashuron jetën dhe “Big Brother” e sheh si një mundësi për të plotësuar ëndrrën e saj për t’u bërë aktore. Nga ana tjetër, Danjeli pak para hyrjes në “BB” i ka dhënë fund një historie të gjatë dashurie që ka zgjatur plot gjashtë vjet.

Të lidhur që në adoleshencë, çifti me sa duket ka vendosur t’i japë fund historisë së bukur pak para se të niste loja, duke lënë gjurmë edhe në jetën e Danjelit. Nuk dihet se sa e plotësuar do të jetë Fotinia pranë Danjelit, e cila e ka shprehur hapur se ndihet e zhgënjyer nga meshkujt, shkruan panorama.

Në një bisedë me Ejonën, ajo është shprehur se “Zemër meshkujt janë të gjithë njësoj. Ne jemi femra. Femra ka tjetër pozicion, stabilitet. Femra në momentin që fillojnë problemet femërore mendon ndryshe në tru”. Duke treguar më shumë për veten, ajo u shpreh: “E kam ndërtuar vetë çdo gjë që unë kam sot. Jam futur në punë që 14 vjeçe. Jam e pavarur. Unë e kam prekur jetën, kam qenë adoleshente e çmendur”, i ka treguar Fotinia, Ejonës. Le të shohim se kush do e dominojë lidhjen që kanë krijuar, ajo apo Danjeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here