Jemi në prag të një izolimit të dytë?

0
193

Ditën e djeshme në Shqipëri u regjistruan 275 raste të reja infektimi dhe 6 të vdekur.

Gjithashtu po ditën e djeshme u tha që nëse numri i të infketuarëve do të rritet do të merren masa të reja të kufizimeve si mbyllja e lokaleve në lagjen e ashtëquajtur ‘Blloku’ mbas orës 22  si dhe universitetet do të fillojnë mësimin online.

Për të foluar për këtë dhe të tjera ishin të ftuar në emisionin  “Kafe Shqeto’’ gazetarja nga Italia Alba Kepi, Henri Jahaj dhe psikiatrja Arjana Rreli.

  ‘Jemi në një fazë kritike. Në fillim të vjeshtës autoritetet italiane publikuan  një skenar  të mundshëm se çfarë do të ndodhë në periudhën  vjeshtë- dimër 2020. Është përgatitur një manule me 4 skenare ku më i frikshmi është i katërti. Shifrat e 24 orëve të fundit në Itali ishte mbi 26 mijë të infektuarë mbi 200 viktima. Po shkojmë drejt asaj që nuk donim të shkonim pra në fazën e katërt’ është shprehur ndër të tjera gazetarja Alba Kepi. 

Ndërsa Henri Jahaj nga shoqata e barëve dhe restoranteve është shprehur në lidhje me njoftimin për mbylljen e lokaleve të Bllokut u shprehur:

‘Është një vendim i shpjetë dhe i pa precedent të paktën për zv. ministrën do të thoja që duhet të dijë që një pjesë e pagesave është e lokale të Bllokut. Nëse ka fakte dhe argumenta që thonë se Blloku është vatra, jemi dakort të gjithë që të bëjmë tonën. Por nëse spekulojmë me deklaratat, bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë hedhim një shashkë dhe do shohim çdo të bëhet ateherë. Si gjithmonë Blloku po trajtohet si pika e së mira e së keqes. U mbyllen baret dhe restorantet në Itali po shteti italina hodhi një ndihmë prej 5.4 miliardë euro ndihmë. Kështu meqë po kopjojmë Italinë tek masat shtërnguese, hajde ta kopjojmë dhe tek masat lehtësuese, do ishte thirrja ime’.

‘Mund të jetë një situatë alarmante përsa i takon kapaciteteve dhe mundësisë që ka gjithë sistemi i ynë pavarësisht nga raporti i shifrave të infektuarve me Europën. Sigurisht jemi një popullatë më e vogël në numër kështu që shifra e të infektuarëve me Europën është e vogël, por që të mos harrojmë që kapacitet e sistemit tonë shëndetsor janë po aq minimale. Duke ju trembur një kolapsi padiskutim  i paraprihet me të tilla prononcime që sigurisht  kanë efekt psikologjik ‘ është shprehur ndër të tjera psikiatrja Arjana Rreli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here