Mobilizimi/ Problemi që nuk trajtohet njësoj, djegia e koshave “alarmon” bashkinë

0
170

 

“Kemi treguar që kazanët e plehrave janë kthyer në vatra të djegies së plehrave dhe kanë qenë edhe afër spitalit “Nënë Tereza”, por përsëri askush nuk është kujdesur që ti fik”

Djegia e plehrave në Tiranë është një problem që po bëhet çdo ditë e më shqetësues. Qytetarë të ndryshëm me apo pa dashje në disa raste kanë ndezur plehrat në kazanët e plehrave, duke shkaktuar probleme. Këtë javë në Tiranë në dy raste janë djegur koshat, dhe shkaktuan një kaos si në trafik por edhe te këmbësoret. Por të dy rastet u trajtuan ndryshe nga institucionet. Koshi i parë që u dogj ishte larg bashkisë dhe askush nuk u interesua që të shkonte ta fikte, apo të bënin një përpjekje që ta fiknin. Por në rastin e dytë kazani i plehrave ishte pranë bashkisë dhe të gjithë u alarmuan. Zjarrfikëset ishin aty për të fikur zjarrin dhe të kujdeseshin që çdo gjë të ishte në rregull, por nuk ndodhi kështu edhe në rastin e parë.  Por ky nuk është rasti i vetëm që një problem trajtohet në mënyrë të pabarabartë.  Në javët e kaluara me anë të fotove kemi treguar që në vende të ndryshme kazanët e plehrave digjen dhe askush nuk ndërhynë. Kemi treguar që kazanët e plehrave janë kthyer në vatra të djegies së plehrave dhe kanë qenë edhe afër spitalit “Nënë Tereza”, por përsëri askush nuk është kujdesur që ti fik. Por kur bëhet fjalë për koshat afër bashkisë të gjithë janë në këmbë për tu kujdesur që bashkisë të mos ti ndodh gjë. Shumë mirë që kujdeseni, por kujdesen mos e bëni selektive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here