Këshilltarët e opozitës: Veliaj i hoqi të drejtën opozitës dhe i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro !

0
140

Një grup i këshilltarëve të opozitës kanë hedhur një sërë akuzash ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti tha se paratë e shkollave po shkojnë për një incenerator fantazmë.

“Në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston. Këshilltarët e opozitës u pritën nga 30 policë. Kush mendon se mund të intimidojë këshilltarët e opozitës, gabon rëndë. Veliaj i hoqi të drejtën opozitës, mbajti ligjëratën mashtruese dhe u largua,” tha Teliti.

“Janë 600 milionë lekë të reja, janë 6 milionë euro që merren nga paratë e shkollave dhe kopshteve dhe çohen për të paguar inceneratorin fantazmë,” tha ai.

Po ashtu, këshilltari demokrat Ilir Alimehmeti bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.

Nga ana e tij këshilltari i PL Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.

“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here