Fitorja e “CH.L.”, Ronaldo: E merituam, jam më i miri

0
193

Skuadra e Realit të Madridit arriti të fitonte trofeun e 12-të në Ligën e Kampioneve, duke shkruar historinë pas fitimit të kësaj kupe dy herë me rradhë. Galaktikët mposhtën në finale Juventusin me rezultatin 4 me 1.

Heroi i ndeshjes ishte padyshim ylli portugez Cristiano Ronaldo i cili me dygolëshin e tij i dha Realit trofeun e 12-të.

Ronaldo i është gëzuar rekordit dhe trofeut të radhës në karrierën e tij dhe është shprehur se ishte plotësisht e merituar, si për të, ashtu edhe për skuadrën.

“Jam përgatitur për këtë sukses, gjërat e mëdha fitohen gjithmonë në finale. Zidane na bëri një fjalim shumë pozitiv në pushim të ndeshjes, ai beson shumë te ne.E di që jemi shumë të mirë dhe kemi treguar se jemi të tillë. Ishte një mbyllje sezoni mbresëlënëse. E mbyllëm shumë mirë, jam shumë i lumtur. Jemi ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampioneve për dy vite radhazi dhe unë shënova dy gola. Një tjetër rekord, këta lojtarë e meritojnë, edhe unë gjithashtu pasi kam shënuar dy gola dhe jam golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve. Objektivi tani është të fitojmë një tjetër Ligë Kampionesh. E fituam këtë dhe jemi më të mirët. Faleminderit tifozëve për mbështetjen që nga fillimi i këtij turneu”, ishin fjalët e portugezit pas përfundimit të sfidës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here