Vrasja e 7-vjeçares nga polici/ Manjani: Ky shtet ka marrë fytyrën e Ramës

0
248

Nga Ylli Manjani

Pash zotin o komentues publikë mos bëni si ekspertë! As si prokurorë për të mbrojtur qeverinë dhe Edi Ramën.

Ngjarja e djeshme ishte më e rënda e këtyre kohëve. Vritet një fëmijë që po luante në breg të detit nga një mjet detar i drejtuar nga një polic arrogant. Një arrogant, me shumë gjasë i mallosur, që ishte marrë më parë në përgjegjësi penale për trafikim droge.

Çfarë provash duhen më shumë për të kuptuar natyrën e shtetit që kemi. Një shtet i gjithi në funksion të drogës dhe të plaçkitjes së pasurisë publike e përdorimit të saj për qejf privat.

Ai krimineli, i paguar nga taksat tona, dje në majë të skafit e dinte që deti e bregdeti janë të tijat personale. Ndaj s’i bënin sytë dritë edhe pas krimit që bëri!!!

Nga e mori këtë ndjesi ai, si thoni ju komentonjës?!

Pffffff…

Kursejani këtij publiku të lodhur tashmë arsyetimet bajate në mbrojtje të Ed Ramës.

Respektoni dhimbjen për humbjen krejt pa faj të një fëmije. Ajo vajzë është fëmija e çdo shqiptari të përgjegjshëm sot.

Dhe po, ky shtet ka marrë fytyrën e Ed Ramës, sepse komandohet nga Ai personalisht!

Komandohet në çdo qelizë të tij. Pa asnjë dyshim është kështu. Edhe emocionet njerëzore i komandon Ai. Njerëzit duhet të qajnë e qeshin vetëm kur do ai…

Prandaj dhe është përgjegjësi kryesor i çdo ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here