Aksidenti në Elbasan, i forti me “Land Rover” sapo kishte dalë nga burgu

0
275

Detaje të reja mësohen nga aksidenti që i mori jetën një 35-vjeçari në qytetin e Elbasanit një ditë më parë. Ardian Rika ishte duke u kthyer nga puna pasditen e djeshme por një “i fort” që udhëtonte me “Land Rover” ia preu rrugën në mes, duke e futur marangozin 35-vjeçar që lëvizte me biçikletë poshtë rrotave të makinës.

 

 

Por kush është shoferi me “Land Rover” 44-vjeçari Ardian Subashi? Burime të BalkanWeb pranë policisë së Elbasanit bëjnë me dije se ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë, madje kohët e fundit kishte dalë nga burgu. Të njëjtat burime saktësojnë se Subashi kishte qenë i dënuar në Itali. Madje në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur.
aksident-ne-elbasan-7
Në momentin që ka përplasur dy makina Golf, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke marrë përpara marangozin, e ka futur mes rrotave bashkë me biçikletën dhe aty ka ndaluar mjetin.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se Subashi ka zbritur nga makina në ato momente dhe ka qëndruar i ulur në trotuar në gjendje shoku.
aksident-ne-elbasan-1
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here