8 qyetet që po ndalojnë qarkullimin e makinave

0
321

Arkitektët e qyteteve, më së fundi kanë pranuar se rrugët e qytetit duhen projektuar për njerëzit e jo për makinat. Pas më shumë se 100 vite mes makinave disa qytete dhe pse ngadalë kanë filluar të kuptojnë se makinat nuk kanë më kuptim në kontekstin urban,shkruan standard.al.

Kjo jo vetëm nga tymi apo vdekjet nga aksidentet, por dhe sepse makina nuk është më mënyra më e mirë për të lëvizur brenda qytetit.
Oslo, Norvegji

Në Oslo po planifikohet ndalimi i makinave duke filluar nga viti 2019. Përveç në ndertimin e korsive të bicikletave, do të investohet në transportin publik. “Fakti, që Oslo në këtë drejtim po ecën përpara në mënyrë të shpejtë është inkurajuese, dhe unë mendoj se do të jetë frymëzuese në qoftë se ata janë të suksesshëm” :thotë Paul Steely Ëhite, drejtor ekzekutiv i Transportit Alternativ.
Metroja e Madridit

Madridi tashmë ka ndaluar trafikun në disa rrugë kryesore të qytetit dhe pritet që këtë muaj zonat e lira nga automjetet të  zgjerohen më tej. 24 rrugët më të ngarkuara të qytetit po riprojektohen vetëm për ecje dhe pedalim. Iniciativa është pjesë e planit të “lëvizshmërisë të qëndrueshme” të  qytetit, i cili ka për qëllim të zvogëlojë përdorimin e përditshëm të makinave nga 29 përqind në 23 përqind, shkruan standard.al. Shoferët, që injorojnë rregullat e reja do të paguajë një gjobë prej të paktën 100 dollarë . Dhe makina më ndotëse do të paguajnë më shumë për të parkuar. Ky është një nga hapat e parë të Madridit drejt një projekti më të gjerë që synon ti kthejë hapësirat brenda lagjeve tërësisht për këmbësorët në 5 vitet e ardhshme.
Chengdu, Kinë


Arkitektët nga Çikago Adrian Smith dhe Gordon Gill kanë projektuar një periferi moderne për qytetin kinez. Të gjitha rrugët e qytetit janë ndëruar në mënyrë të tillë, që mund të arrish  vetëm për 15 minuta me këmbë në vendin, ku dëshiron të shkosh. Të gjitha rrugët lidhen nëpërmjet njëra-tjetrës me anë të rrjetit të transportit publik, shkruan standard.al. Me një popullsi prej 80.000 banorësh, pothuajse 90 përqind do të jenë në gjëndje të shkojnë në punë më këmbë. Projekti ishte planifikuar të përfundonte në 2020 duke eliminuar pothuajse tërësisht makinat, por projektuesit po e vonojnë afatin.
Hamburg

Qyteti gjerman po planifikon të bëjë gjithmonë e më shumë të ecurit, pedalimin dhe rrjetin publik mënyrën më dominante e transportit. Brenda dy dekadave të ardhshme, Hamburgu do të reduktojë numrin e makinave duke lejuar vetëm këmbësorët dhe ciklistët të hyjnë aty. Një rrjet i gjelbërt, i cili pritet të përfundojë në 15-20 vitet e ardhshme do të lidhë të gjitha parqet e qytetit me korsi bicikletash, duke e bërë bicikletën si mjetin më të favorshëm të qytetit. Rrjeti do të mbulojë 40 përqind të gjithë qytetit.
Kopenhagen

Duke filluar nga viti 1960 në kryeqytetin danez  më shumë se gjysma e banorëve të qytetit përdorin bicikletën për të shkuar në punë apo lëvizjet e përditshme duke ja kaluar tërë qyteteve Europiane të transportit të gjelbërt, shkruan standard.al. Ai tani ka më shumë se 200 kilometra korsi bicikletash dhe ka ndërtuar autostrada për bicikletat, në mënyrë që dhe banorët në zonat periferike të kënë mundësinë të përdorin bicikletën. Kopenhageni ka numrin më të vogël të pronarëve të makinave në Evropë.
Parisi

Kur niveli i smogut arriti në nivelet më të larta të matura ndonjëherë në Paris u morrën masa duke zbatuar rregullin e targave teke dhe çifte. Efekti u ndje menjëherë, ndotja rra deri në 30 përqind në disa zona të qytetit. Kryetari i bashkisë së  Parisit prej disa vitesh po zbaton një plan për dyfishimin e korsive të biçikletave, të ndalojë makinat me naftë duke i zëvendësuar ato me makina elektrike apo lloje të tjera mjetesh transporti, të cilat emetojnë gazra shumë herë më pak se nafta. Rezultati po ndihet që tani pasi numri i shoferëve në Paris ka rrënë ndieshëm. Në 2001, vetëm  40 % e parisieneve nuk e përdornin makinën, ndersa tani janë 60 %  ata që nuk e përdorin.
Londra

Ashtu si në Paris, kryetari i bashkisë së Londrës thotë se do të ndalojë makinat me naftë deri në vitin 2020. Aktualisht, qyteti i dekurajon shoferat e automjeteve në disa zona të qytetit, duke i detyruar ata të paguajnë një tarifë prej 12,50 dollarësh për makinat me naftë.  “Londra është tashmë duke folur për të ndaluar të gjitha llojet e automjeteve me naftë” :tha Stephen Joseph
New York

New York-u është duke planifikuar, që së shpejti të ndalojë përdorimin e makinave dhe rritjen e numrit të zonave për këmbësorët, së bashku me pjesën e biçikletave,metrove, autobuzave dhe opsioneve të tjera të transportit publik.
Vitin e kaluar nga Central Park tek Ura e Bruklinit u hap një rrugë për këmbësorë, e cila u shfrytëzua nga rreth 300 000 këmbësorë. Planifikuesit urban thonë se qyteti i New York-ut është dizenjuar më shumë për makinat, por tani ata jane duke menduar ndryshe, duke kuptuar se qytete janë për njerëzit dhe jo për makinat./stadard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here