Perse Dollari Amerikan eshte i gjelber?

0
789

Ne vitin 1861, si menyre per financimin e Luftes Civile, qeveria federale nisi te nxjerre kartemonedha per here te pare, qe kur Kongresi Kontinental printoi monedhen per te ndihmuar ne pagesat per Luften Revolucionare (forma me e hershme e dollareve, qe quhej kontinentals, prodhohej ne sasi kaq te madhe, saqe shume shpejt e humbi vleren).
Ne dekadat para Luftes Civile, bankat private printuan kartemonedha, gje qe rezultoi ne nje game te gjere modelesh paraje. Monedhat e reja qe qarkullonin nga qeveria e SHBA duke filluar nga viti 1860 nisen te thirreshin “greenbacks” per arsye se pjesa e pasme e tyre printohej me boje te gjelber. Kjo ishte nje mase kunder falsifikimit, qe pengonte kopjimin fotografik, duke qene se aparatet ne ate kohe benin vetem foto bardhe e zi. Ne vitin 1929, qeveria tkurri madhesine e gjithe kartemonedhave (me qellim qe te ulte kostot e prodhimit) dhe nxori modelet standard per secilen monedhe, gje qe ua bente me te lehte njerezve te dallonin monedhat e verteta nga ato te falsifikuara. Kartemonedhat e vogla vazhduan te printohen me ngjyre te gjelber sepse, sipas Zyres se SHBA te Printimeve, boja ishte me bollek dhe e qendrueshme, nderkohe qe ngjyra e gjelber lidhej me stabilitetin. Sot, ka rreth 1.2 trilione dollare ne monedha dhe kartemonedha ne qarkullim ne Amerike. Kostoja per prodhimin e cdo monedhe 1 USD eshte 5 cent dhe ajo e nje kartemonedhe 100 USD eshte afro 13 cent. Jetegjatesia mesatare e nje kartemonedhe 1 dollareshe eshte afro 6 vjet, nderkohe qe ajo e nje kartemonedhe 100 dollareshe eshte afro 15 vjet. Kartemonedha 50 dollareshe ka jetegjatesine me te shkurter: 3.7 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here