Shokuese, nëna lidh të bijën 9-vjeçare dhe lejon të përdhunohet nga shoku i saj

0
615

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Australi, ku një nënë ka lejuar shokun e saj të përdhunonte të bijën vetëm 9-vjeçare, duke e lidhur dhe veshur me një kostum të Playboy. 37-vjeçarja e cila u arrestua në shtator, iu sigurua liria me kusht, ndërsa mësohet se ajo do të jetë e lirë të premten. Sipas Daily Mail, 9-vjeçarja u detyrua t’i bënte një mashkulli seks oral. Mbi të ëmën rëndonin 17 akuza, të cilat përfshinin përdhunim, torturë dhe keqtrajtim të fëmijës së mitur.

Sipas akuzave, gruaja njëherë kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy burra në sy të vajzës së saj, ndërsa më vone ndihmoi një burrë ta përdhunonte 9-vjeçaren dhe më pas i dha të bijës të pijë me zor diçka që e vuri në gjumë.

Avokati i gruas i tha gjykatës se ajo do i luftojë akuzat.

Kështu, 37-vjeçarja do të lirohet me kusht dhe nuk do t’i lejohet asnjë kontakt me të bijën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here